HMC Projects është një program prestigjioz bursash që u ofron nxënësve të talentuar nga Evropa Qendrore dhe Lindore mundësinë të studiojnë në disa nga shkollat më të mira britanike me akomodim. Ky program është një derë drejt arsimimit cilësor, zhvillimit personal dhe ndërtimit të një rrjeti ndërkombëtar miqësish. Që prej vitit 1992, mbi 2000 nxënës kanë përfituar nga bursat e HMC Projects, duke studiuar në shkolla elitare në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç njohurive akademike, programi nxit kulturën e përgjegjësisë, lidershipit dhe bashkëpunimit ndërkulturor.
Bursë të plotë ose të reduktuar për studime në dy vitet e fundit të shkollës së mesme në shkollat më prestigjioze britanike.
Përvojë unike jetese dhe studimi në një mjedis ndërkombëtar.
Përgatitje të shkëlqyer për universitetet më të mira në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe botë.
Rrjet të fuqishëm miqësish dhe kontakti për të ardhmen.
Aktualisht janë 45 shkolla të përfshira në programin e Projekteve HMC, dhe 14 vende përfituese: Shqipëria, Armenia, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Letonia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Ukraina.
Viti 2026 shënon një moment historik për Shqipërinë: për herë të parë vendi ynë bëhet pjesë e këtij programi. Ky është vetëm fillimi i një tradite të re që do të hapë dyert për nxënësit e talentuar shqiptarë.
Më shumë informacion: https://www.hmc.org.uk/about-us/hmc-projects/
HMCP-Albania është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë shqiptar për të studiuar në shkollat britanike. Bursa të plota dhe bursa të reduktuara, për të rinjtë shqiptarë për të studiuar dy vite të shkollës së mesme në Britaninë e Madhe. Kush mund të aplikojë?
Për t'u kualifikuar për Programin e Bursave HMCP, duhet të jeni jo më pak se 16 vjeç dhe jo më shumë se 17 vjeç e 6 muaj më 1 shtator 2026 (domethënë, për të filluar studimet më 1 shtator 2026, data e lindjes së studentit duhet të jetë midis 1 Mars 2009 dhe 1 Shtatorit 2010).
Nxënësit duhet të jenë njohës shumë të mirë të gjuhës angleze
Nxënësit duhet të kenë rezultate të larta në mësime në vitin paraardhës (pranohen vetëm nxënësit me mesatare 9-10)
Mund të perfitojne ata qe plotesojne kriteret e mesiperme dhe prinderit e te cileve nuk mund të përballojnë pagesën e plotë të tarifave të shkollës në Mbretërinë e Bashkuar.
Të ardhurat neto të kombinuara të të dy prindërve nuk duhet të kalojnë £30,000 në vitin paraardhës të aplikimit.
Aplikantët me të ardhura familjare midis £30,000 dhe £50,000 mund të aplikojnë për bursë të reduktuar.
Nëse të ardhurat familjare tejkalojnë £50,000, aplikantët nuk janë të kualifikuar për asnjë program burse.
Prindërit e aplikantëve të ftuar në intervistë do të duhet të plotësojnë një formular të veçantë të Deklaratës së të Ardhurave.
Një student nuk mund të aplikojë për një bursë nëse ai ose ajo aktualisht ndjek një shkollë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar ose është pranuar në një shkollë në UK.
Ndiqni këto katër hapa për të aplikuar për bursën e HMCP Albania. Lexoni me kujdes çdo hap para se të filloni aplikimin tuaj.
Aplikantëve dhe prindërve të tyre u këshillohet të lexojnë me kujdes dokumentet dhe udhëzimet përkatëse të sesionit "Filloni aplikimin". Nëse prindërit nuk mund të lexojnë rrjedhshëm në anglisht, aplikantët duhet t'ua përkthejnë informacionin:
Për regjistrim paraprak (para se të dorëzoni Formularin e Aplikimit të plotësuar) ju lutemi:
Vini re: "Regjistrimi" nuk do të thotë "aplikim". Në këtë fazë mund të merrni një letër refuzimi në rast se nuk jeni të kualifikuar për pjesëmarrje në program.
Testet paraprake mbahen në javën e parë të dhjetorit. Do të duhet të jepni dy seanca testimi:
Bazuar në rezultatet e testeve tuaja, ne do të bëjmë listën përfundimtare të kandidatëve për intervista përzgjedhjeje me përfaqësuesit e HMC nga Mbretëria e Bashkuar. Personat e përzgjedhur do të marrin një email nga kordinatori që konfirmon se jeni përzgjedhur për intervistë. Intervistat me përfaqësuesit e HMCP do të zhvillohen në fillim të muajit janar.
Afati i aplikimit është 1 Dhjetor 2025. Deri në këtë datë, do të duhet të ngarkoni në Portalin e Studentëve/Prindërve dokumentat përkatëse:
Kordinatori i programit do të ofrojë udhëzime të mëtejshme dhe do t'ju informojë për datat e intervistave të caktuara.
Shkarkoni dokumentet e nevojshme për aplikimin tuaj për bursën e HMCP Albania. Këto dokumente do t'ju ndihmojnë të kuptoni procesin dhe kërkesat.